Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është kthyer në stërvitje grupore, bëjnë të ditur mediat italiane.
39-vjeçari ka munguar që nga takimi ndaj Napolit, si pasojë e një lëndimi muskulor që ia ka pamundësuar lojën.
Sky Sport Italia raporton se veterani është stërvitur me skuadrën, mirëpo nesër (e martë) do të merret vendimi nëse ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Genoas (të mërkurën).
Matteo Gabbia dhe Ismael Bennacer do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore, pasi ka shqetësime për gjendjen e tyre fizike.
Simon Kjaer nuk është akoma në gjendje të mirë fizike, prandaj është stërvitur ndaras në palestër. Derisa në stërvitje ka marrë pjesë edhe Alexis Saelemaekers. /Telegrafi/