Telegrafi

Ibrahimovic kthehet në Milano, e pret karantina prej 14 ditësh

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Itali dhe tani do të mbetet në izolim për dy javë.

Ibrahimovic e kaloi pjesën e parë të pandemisë coronavirus në Suedi, vendin ku ka lindur, duke u stërvitur me Hammarbyn.

Hammarby është klub që 38-vjeçari zotëron një pjesë të aksioneve (23.5 për qind),  dhe drejtori sportiv Jesper Jansson kishte thënë se ‘ka një shans’ që ai të luante për skuadrën para të tij para se të tërhiqej.

Megjithatë, ai u kthye në Milano këtë mbrëmje, ku e pret  një periudhe karantine 14-ditore.

Vetëm pas kësaj ai mund të bëjë kontrollet në Milano për testet mjekësore dhe t’i fillojë trajnimet individuale.

Deri në atë kohë kuqezinjtë mund të kenë rifilluar punën në grup deri atëherë. /Telegrafi/