Telegrafi

Ibrahimovic konfirmon skuadrën e re dhe vjen nga Suedia?

Zlatan Ibrahimovic ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram.

Sulmuesi suedez ditë më parë u largua nga La Galaxy dhe tani është lirë që të gjej një skuadër të re.

38-vjeçari ka postuar një video në rrjetin social, duke bërë me dije se ai mund të kalojë te skuadra suedeze, Hammarby.

Ibra me këtë video ka ngjallur shumë reagime dhe pak kush mund ta priste një kalim të tillë.

Suedezi aktualisht po kërkohet nga Milani, Bologna, Napoli dhe Manchester United, por ende nuk ka diçka konkrete. /Telegrafi/