Telegrafi

Ibrahimovic ‘konfirmon’ rinovimin e kontratës me Milanin me një postim në rrjetet sociale

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic thuhet se më në fund ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës së tij.

Rossonerët dhe sulmuesi suedez ishin tash e disa muaj në bisedime për rinovimin e kontratës, por një marrëveshje mungonte.

Megjithatë, tanimë duket se pritjes i ka ardhur fundit dhe palët kanë arritur marrëveshje rinovimi.

Lexo po ashtu Ibrahimovic thuhet se ka pranuar ofertën e Milanit

Është vet sulmuesi suedez, Ibrahimovic, i cili ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë me Milanin edhe për këtë sezon.

“Siç thashë jam thjesht duke u ngrohur”, është postimi i fundit i Ibrahimovicit në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, sulmuesi ka ndryshuar edhe numrin e fanellës së tij nga 21 në 11. /Telegrafi/