Telegrafi

Ibrahimovic konfirmon kalimin te LA Galaxy në stilin e tij

Zlatan Ibrahimovic njoftoi kalimin e tij LA Galaxy në stilin tipik, duke marrë një faqe të plotë të shpalljeve në LA Times.

Sulmuesi veteran e la pothuajse gjithë hapësirën bosh, duke shkruar vetëm “I dashur Los Anxhelos, je i mirëpritur”, në krye të faqes dhe në fund nënshkrimi i tij.

Faqja e gazetës e marr nga Ibra për shpallje

Pas kësaj faqja e parë e sportit e gazetës LA Times, ka publikuar një foto të tij me fanellën e LA Galaxy.

Ata i kanë dhënë një titull: “Vështirë të injorohet”.

 

Ballina e LA Times

Kur ai ishte pyetur nëse LA nuk është skuadër mjaft e madhe për personalitetin e tij, ai u përgjigj:  ‘Nëse nuk është, do ta bëj më të madh’.

“Pasi kam qenë në Evropë, duke fituar 33 trofe, duke luajtur në ekipet më të mira në botë, duke luajtur me lojtarët më të mirë në botë, dëshiroja të vija në SHBA dhe të luaja edhe këtu”, ka thënë Ibrahimovic për LA Times.

Ibra te United

Ibra ka lënë Manchester Unitedin për të kaluar në SHBA.

Ai ka luajtur edhe për klube të mëdha si Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona dhe PSG. /Telegrafi/