Telegrafi

Ibrahimovic ishte afër ta shënonte golin e vitit, ngushëllohet me një ‘Panenka’

Zlatan Ibrahimovc ka shënuar dy herë nga pika e bardhë në rikthimin e tij në LA Galaxy nga lëndimi kundër Portland Timbers, në fitoren 2-1.

Sulmuesi 37-vjeçar pothuajse e hapi ndeshjen kur goditi bukur me thembrën e ngritur lartë, por shtylla ia mohoi golin e vitit.

Në atë goli ai ka mundur të jetë kandidat potencial për golin e vitit në MLS, por edhe më gjerë.

Megjithatë, suedezi do të shënonte nga pika e bardhë në pjesën e parë, por Jeremy Ebobisse i Portland e barazoi rezultatin.

Ibrahimovic në pjesën e dytë dhe do të shënonte edhe një penallti, kësaj radhe me ‘Panenka’.

Pas ndeshjes ai ndaji autograf, por edhe ia dhuroi fanellën një djaloshi. /Telegrafi/