Telegrafi

Ibrahimovic i kënaqur që u është rikthyer golave

Ibra shënoi njërin nga golat e fitores 2-0 ndaj Osasunas të martës, vetëm disa ditë pasi e shndërroi në gol një penalti në fitoren e vikendit ndaj Real Zaragozas.

“Jam i lumtur. Po luaj mirë, shënova gol dhe fituam tre pikë. Gjëja më e rëndësishme është se ekipi fitoi. Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi luajtur mirë. Nuk ka qenë ndeshja më e mirë e sezonit, por ishim fitues”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi/