Telegrafi

Ibrahimovic: Guardiola dhe Mouriho ndryshojnë shumë

 Ibra nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve kundër ish-klubit të tij, ndërsa sipas gjasave do të mungojë edhe Messi.

“Para së gjithash në Inter ne luanim me formacionin 4-4-2 dhe këtu formacioni është 4-3-3. Po ashtu ka shumë dallime në mentalitetin e dy klubeve. Këtu luaj në ballë si numër 9, por trajneri më jep liri të lëviz në të majtë ose djathtë, sapo një anësor më mbulon mua”.

“Në Inter isha më shumë i izoluar, andaj këtu kishte më shumë hapësirë për mua të lëviz rreth sulmit. Diferenca kryesore është se Guardiola është më aktiv, me të cilën dua të them se kur ai të shpjegon diçka në fushë ai edhe fizikisht ua demonstron se çfarë kërkon, pasi ka qenë një lojtar i klasit”.

“Mourinho kurrë nuk ka luajtur në një nivel të lartë, por të dy kanë një përpjekje dhe dëshirë të madhe për sukses. Të dy janë në gjendje të shpjegojnë qartas se çfarë duan dhe janë të drejtpërdrejtë kur përballen me lojtarët. Të dy janë fitues”, ka thënë Ibrahimovic./Telegrafi/