Site icon Telegrafi

Ibrahimovic i gatshëm të pensionohet nga futbolli, por vetëm me një kusht

Sipas La Gazzetta dello Sport, Zlatan Ibrahimovic është gati të pensionohet, nëse Milani fiton Scudetton ose Kupën e Italisë këtë sezon.

Suedezit i skadon kontrata në verë dhe bisedimet për të zgjatur qëndrimin e tij në klub ende nuk kanë filluar. Ai është lojtari me pagën më të  lartë në “Stadio San Siro” me një kontratë shtatë milionë euro në vit dhe eliminimi i Suedisë nga play-offin e Kupës së Botës mund ta bindë atë të vari këpucët në qershor.

Megjithatë, ish- ylli i Juventusit dhe Interit do të preferonte të tërhiqej me një trofe të fundit në dhe sipas La Gazzetta, Ibra është i hapur për t’i dhënë fund karrierës së tij, nëse Milani fiton një trofe këtë sezon.

Lexo po ashtu Ibrahimovic zbulon planin për të ardhmen pas eliminimit të Suedisë nga Kupa e Botës

Lojtarët e Stefano Piolit janë liderë të Serisë A dhe mbeten në garë për të fituar Kupën e Italisë. Ata morën një barazim 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit në mars. Sulmuesi do të qëndrojë në Milan edhe nëse tërhiqet pasi do t’i bashkohej stafit të Piolit në sezonin 2022-23.

Nëse Ibrahimovic vazhdon edhe një sezon, Milani do t’i ofrojë atij një pagë më të ulët duke u përpjekur të nënshkruajë me një qendërsulmues të ri për sezonin e ardhshëm.

Divock Origi i Liverpoolit është në prag të bashkimit me kuqezinjtë si lojtar i lirë, por Gianluca Scamacca i Sassuolos është gjithashtu në radarët e Paolo Maldinit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version