Telegrafi

Ibrahimovic: Ende nuk jam 100%

Ibrahimovic shënoi golin e parë të mbrëmshëm kundër Getafes, para se të asistojë në tjetrin, të shënuar nga Lionel Messi.

“Jam shumë i kënaqur që kam shënuar dy gola, por më e rëndësishme është të arrij ritmin. Nuk jam në formën e qind për qindtë ende, por do të arrij atje”, ka thënë ibrahimovic.

“Ata (Messi dhe Andres Iniesta), e bëjnë ndeshjen më të lehtë për ju. Ata krijojnë hapësira dhe mbrojtja nuk e di cilin ta mbulojë”, ka shtuar suedezi.