Telegrafi

Ibrahimovic: Dua të jem pjesë e historisë së Barcelonës

Përveç personelit të klubit, lojtari u prit edhe nga gazetarët, për të cilët ka pasur një përgjigje të shkurtër: “Dua të jem pjesë e historisë së Barcelonës”.

Më pas suedezi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, ku ka thënë se mezi pret të nënshkruajë marrëveshjen.

“Vërtet jam i kënaqur dhe shijoj gjithçka që ndodh, vërtet jam shumë i lumtur dhe kur gjithçka do të kompletohet, do të jem njeriu më i lumtur në botë. Çdo lojtar dëshiron të luajë në Barcelona, por këtë nuk mund ta bëjë çdokush”, ka thënë Ibrahimovic.

Suedezi pritet që nesër t’i kalojë testet mjekësore dhe ndoshta që nesër të nënshkruajë me kampionin e Spanjës dhe Evropës.