Telegrafi

Ibrahimovic: Dua të bëhem drejtor sportiv i Ajaxit

Zlatan Ibrahimovic ka vite që luan në ligën elitare amerikane të njohur si MLS, ku vesh fanellën e Los Angeles Galaxy.

Por, suedezi duket se pas përfundimit të karrierës nuk dëshiron të vazhdojë të mbetet në SHBA.

“Përndryshe nuk do të kthehem në klubet ku kam luajtur tashmë, por ndoshta pas një karriere do të bëhem drejtor sportiv në Ajax. Do të bëja një punë më mirë se çdokush tjetër”, tha Zlatan.

Zlatan Ibrahimovic te Ajax (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

“Ajax është ende klubi im në Holandë dhe jam krenar që jam pjesë e tij, veçanërisht kur e shoh se tani po prezantohet në Evropë. Ata bënë atë që askush nuk e priste dhe ky është prodhimi i lojtarëve që janë produktiv në terren. Është e mrekullueshme të shohësh diçka të tillë”, përfundoi sulmuesi.

ky i fundit mbërriti në Ajax në vitin 2001 nga Malmo, Suedi, ku filloi karrierën prej futbollisti profesionist.

Ai shënoi gjithsej 48 gola në 110 paraqitje për klubin holandez para se të shkonte në Juventus në vitin 2004 dhe fitoi dy tituj në Holandë, si dhe një kupë kombëtare. /Telegrafi/