Telegrafi

Ibrahimovic do të debutojë kundër Cityt

Suedezi nuk ishte pjesë e fitores së vikendit ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, pasi rikuperohej nga lëndimi i gishtave të dorës së majtë.

Por 27-vjeçari duket se do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Cityt gjatë të mërkurës në Camp Nou, ku raportohet se që të gjitha 70 mijë biletat tashmë janë të shitura.

Joan Gamper Trophy është një ndeshje vjetore para-sezonale, që organizohet nga Barcelona për nder të anëtarit themelues të klubit, ish-lojtarit dhe presidentit të dikurshëm.