Telegrafi

Ibrahimovic dhe Pogba: Me rëndësi janë tre pikë (Video)

Manchester United ka triumfuar kundër Crystal Palace me rezultat 2:1.

Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba i sollën fitoren skuadrës së drejtuar prej Jose Mourinhos.

Këta të dy futbollistët pohuan pas ndeshjes se merituan të fitonin megjithëse hasën në vështirësi, transmeton Telegrafi.

“Ishte e rëndësishme të fitonim tre pikë. Paul Pogba më pasoi një top të mirë dhe unë e realizova”, tha Ibrahimovic.

Edhe Pogba është i kënaqur me fitoren kundër Palace megjithëse nuk kanë pasur paraqitje të mirë.

“Ne duhej të fitonim. Tre pikë janë të rëndësishme. E kemi ditur se në këtë stadium do ta kemi të vështirë. Nuk luajtëm mirë, por me rëndësi fituam”, tha Pogba.

Ndryshe, United zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 27 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=h4tUYUUSNTI