Telegrafi

Ibrahimovic dëshironte t’i bashkohej këtij klubi italian

Mino Raiola thotë se Zlatan Ibrahimovic i tha atij se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Napoli.

Sulmuesi suedez iu bashkua Manchester Unitedit këtë verë, por agjenti i tij thotë se ai ka një prirje të veçantë për Napolin.

“Në ndeshjen lamtumire të Ciro Ferraras, Ibrahimovic më tha se dëshironte të përfundojë karrierën e tij në Napoli”, ka thënë Raiola për Radio CRC, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk do të tregojë nëse Presidenti Aurelio De Laurentiis më thirri për Ibran”.

“Ajo që unë mund të them është se asnjë nga klubet italiane nuk mund të përballojë Zlatanin. Ibra definitivisht ka një mentalitet Napolitan”, përfundoi agjenti i famshëm. /Telegrafi/