Telegrafi

Ibrahimovic: Dëshiroja të shënoja dhe të festoja si Zot para tifozëve të Milanit

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic është deklaruar rreth debutimit të dytë te Milani në barazimin pa gola ndaj Sampdorias.

Sulmuesi suedez bëri paraqitjen e parë te Rossonerët që nga maji i vitit 2012, atëherë edhe kur ishte larguar nga San Siro.

38-vjeçari tha pas ndeshjes se dëshironte të shënonte gol dhe të festonte si Zot para tifozëve të Milanit.

Milan vs Sampdoria (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Mund ta ndjeja adrenalinën e lartë në stadium, emocionin”, ka thënë suedezi pas ndeshjes.

“Raporti me tifozët vazhdon të jetë i mrekullueshëm, me jep shumë motiv, Dëshiroja të shënoja dhe të festoja si Zot para tyre”.

Lexo po ashtu Tifozët e Milanit e nderuan Ibrahimovicin – shumë duartrokitje për suedezin në debutimin e dytë në San Siro

“Jam këtu që katër ditë dhe do të tentojë të jap më të mirën nga vetja që skuadra të merr rezultate të mira. Duhet të kuptojmë çfarë bëjmë, në mënyrë që të fitojmë”, ka shtuar më tej Ibra.

Sulmuesi u rikthye te skuadra italiane si lojtar i lirë, pasi kontrata me La Galaxyn i skadoi më 31 dhjetor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/