Site icon Telegrafi

Ibrahimovic del pozitiv me COVID-19, mungon në ndeshjen e sotme në Ligën e Evropës

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Corriere della Sera shkruan se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv me COVID-19.

Pasi u konfirmua pozitiv Leo Duarte, lojtarët e Milanit iu nënshtruan një raundi tjetër të testeve natën e kaluar.

Gazeta italiane zbulon që sulmues Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Trajneri Stefano Pioli duhet të luajë pa Ibrahimovicin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj klubit norvegjez Bodo/Glimt.

Lojtari tani pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të Serie A, që ka filluar këtë javë.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Në ndeshjen hapëse Milani fitoi 2-0 ndaj Bolognas me rezultat 2-0 me të dy golat që u shënuan nga Ibra. /Telegrafi/

Exit mobile version