Telegrafi

Ibrahimovic bën histori, është golashënuesi më i vjetër në histori të Serie A

Zlatan Ibrahimovic hyri në histori si lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Serie A, me moshën 41 vjeç e 166 ditë, dhe për kuriozitet thyen një rekord që ishte vendosur nga një lojtar i Milanit.

Alessandro ‘Billy’ Costacurta kishte rekordin e lojtarit më të vjetër në Serie A që kishte shënuar gol në moshën 41 vjeç e 25 ditë.

Ai gjithashtu përfaqësonte Milanin në një ndeshje kundër Udineses, në një humbje 3-2 në shtëpi në San Siro më 19 maj 2007, dhe ai gjithashtu shndërroi një penallti atë ditë.

Mbrëmjen e sotme, Ibrahimovic fillimisht humbi penalltinë pas u prit nga Marco Silvestrit, por ajo duhej të ripërtërihej për shkak se Beto u fut në zonë më herët.

Në herën e dytë, suedezi e goditi në rrjetë për të bërë histori.

Ai sot po mban shiritin e kapitenit për herë të parë në “Dacia Arena”. /Telegrafi/