Telegrafi

Ibrahimovic: Barca do të arrijë në finale

Ibrahimovic është i sigurt se më 22 maj, ekipi i tij do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.

“Jam i sigurt se do të jemi në Madrid. Besoj fuqishëm në ekipin tim dhe në veten. Kemi mentalitetin e duhur për t’u futur dhe për ta fituar ndeshjen. Do të luftojmë dhe jemi shumë të bindur në aftësitë tona”.

“Jemi një ekip që shënon shumë gola dhe kjo është ajo çfarë duhet ta bëjmë për ta mposhtur Interin dhe për të arritur në finale”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi/