Site icon Telegrafi

Ibrahimovic afër rinovimit të kontratës me Milanin

Milani thuhet se po përgatitet të zgjasë kontratën e Zlatan Ibrahimovicit deri në qershor të vitit 2022, duke shpresuar se do t’i ndihmojë ata të rinovojnë me portierin Gianluigi Donnarumma gjithashtu.

Suedezi nënshkroi një marrëveshje një vjeçare në shtator dhe drejtori teknik Paolo Maldini njoftoi para Derby della Madonnina se Milani është në bisedime me Mino Raiola për vazhdimin e kontratës.

Agjenti përfaqëson Zlatanin dhe portierin Donnarumma, i cili aktualisht është në vitin e tij të fundit të kontratës me kuqezinjtë.

Mediumi Calciomercato.com zbulon se italiani mund të bindet më tej për të nënshkruar një marrëveshje të re nëse Ibrahimovic vazhdon në San Siro përtej verës së ardhshme.

Sonte, dyshja përgatitet të përballet me Celtic në Glasgoë, pasi Milani synon të vazhdojë fillimin e shkëlqyeshëm të sezonit me një fitore në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Të dy, Ibrahimovic dhe Donnarumma priten të jenë titullar në formacion në Celtic Park. /Telegrafi/

Exit mobile version