Telegrafi

Ibrahimi vizitoi pensionistët në Bansko: Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me projekte të këtilla

Ministri i punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi, sot vizitoi pensionistët në Banjën Bansko, ku për momentin kanë arritur 168 persona të cilët i shfrytëzjnë shërbimet shëndetësore dhe të akomodimit me qëndrim shtatë ditor, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në shtatë vitet e kaluara këtë shërbime e kanë shfrytëzuar 37,193 pensionistë. Në bisedime me ta, ata shprehën kënasësi të madhe nga aranzhmanet. Këtë vit kanë aplikuar 20,058 pensionistë. Prej tyre 5.500 do ta shfrytëzojnë mundësinë për qëndrim në banjë, ndërsa 2,144 pensionistë do të shkojnë në fundjavën turistike. Prej sot janë nisur shfrytëzuesit e parë të fundjavës”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, programi për rekreacion klimatik në banjë dhe fundjava turistike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nga një anë për kënaqje të rreth 300 mijë pensionistëve dhe nga ana tjetër për zhvillim të turizmit./Telegrafi/