“Pas informacioneve se Qeveria nuk ka arritur marrëveshje për propozim-ligjin për gjuhët, vërtetohet se partitë shqiptare që janë pjesë e shumicës nuk kanë marrëveshje për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe”, deklaroi deputeti i Besës, Zekerija Ibrahimi, nga qendra për konferencë në Kuvend.
Ai shtoi se LSDM-ja përsëri qëllimisht e shtyn sjelljen e ligjit para zgjedhjeve lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë lëvizje vërtetohet se partitë shqiptare janë marrë vesh vetëm për privikegje dhe pozicione në Qeveri, dhe jo edhe për këtë çështje me rëndësi. Pyesim se çfarë ka mbetur nga premtimet e LSDM-së e cila tha se është e gatshme të sjell ligjin për gjuhët”, tha Ibrahimi.
Ai në fund shtoi se nëse Qeveria nuk sjell ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në 100 ditëshin e parë, atëherë Lëvizja Besa do ta dorëzojë propozim-ligjin e tyre./Telegrafi/