Site icon Telegrafi

Ibrahimi: Shumica është stabile, nuk ka nevojë të zgjerohet

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, pjesë e Qeverisë, në ClickPlus në TV21 deklaroi se shumica aktuale është stabile dhe nuk ka nevojë për zgjerim.

“Kjo punë nuk është çështje që mund të zgjidhet sonte dhe unë mund të japë një përgjigje. Ne as nuk e kemi shtruar si çështje se a duhet të rritet shumica, sepse shumica është stabile. Ata që duan ta rrisin, duhet të tregojnë se pse? Në rast se ndonjë parti nuk ka numra, atëherë na thoni në rregull nuk janë numrat dhe jemi në rregull. Nëse vendos dikush, atëherë i bie se nuk respektohet marrëveshja sepse ne kemi një marrëveshje të nënshkruar”, tha Ibrahimi.

Ai tha se mungesa e kuorumit, si pasojë e të cilit del nevoja për zgjerimin e Qeverisë, vjen si rezultat i mungesës së numrave brenda BDI-së dhe LSDM-së.

“Për shkak përplasjeve në BDI dhe për shkak përplasjeve në koalicionin e LSDM-së. Ne as nuk po i gjykojmë se pse është kështu, dhe as që jemi të lumtur për këtë. Ne vetëm duam të gjejmë arsyen”, tha Ibrahimi

Exit mobile version