Ish-deputeti dhe aktualisht zyrtar i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ibrahimi thotë se dikur Ali Ahmeti u quajt kriminel, vrasës e tradhëtar duke aluduar te Sela, e që ky i fundit duke i thirrur në rrugën e Arbër Xhaferit, ndërsa sipas Ibrahimit, Sela me deklaratat e mbrëmshme del që ‘revolucionari’ paska qenë në rrugën e Ahmetit.
Kritika e Ibrahimit vjen menjëherë pas rikthimit të parë të Selës pas 27 prillit, i cili u rrah nga protestuesit e dhunshëm. Për më shumë lexoni postimin e plotë të Ibrahimit. /Telegrafi/