Zv.ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, ka reaguar ndaj ministres Frosina Tashevska-Remenski duke thënë se ajo dhe LSDM-ja nuk kanë absolutisht asnjë të drejtë të flasin për politikën sociale, sepse ata janë njerëzit që i’u dhanë armë të papunësuarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shihet se ministrja teknike nuk e njeh këtë institucion, të cilin po e udhëheq përkohësisht. Do të vijë 12.12.2016 dhe Remenski do të shkojë në histori e cila do të kujtohet si ministrja teknike për zbatimin e procesit zgjedhorë me rezultat zero”, deklaroi Ibrahimi.