Telegrafi

Ibrahimi qëndron te Partizani, nuk i bashkohet Prishtinës

Prishtina ishte në bisedime me Labinot Ibrahimin, të cilin shpresonte ta transferonte për Ligën e Evropës dhe sezonin e ardhshëm.

Njëherit, Labi do të rikthehej tek bardhekaltërit, nga të cilët tri vjet më parë kishte kaluar tek Partizani.

“Po, kemi pasur kontakte deri dje (e premte), por dje kam vazhduar me Partizanin edhe për një vit tjetër”, ka thënë Ibrahimi për Gazetën Olle.

“Vendosa të qëndrojë këtu edhe këtë vit, dhe të shohim pastaj çfarë do të ndodh pas një viti”, shtoi mbrojtësi nga Lipjani.

Prishtina deri më tani është përforcuar me Ergyn Ahmetin, Liridon Fetahaj, Diar Miftaraj dhe Përparim Osmani.

Bardhekaltërit po stërviten në Gjakovë, për ndeshjet e Ligës së Evropës.