Site icon Telegrafi

Ibrahimi: Programet e qeverisë për punësim kanë dhënë rezultate të mira

Analizat në terren tregojnë se janë të mëdha efektet nga programet e qeverisë për punësim, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, pas vizitës së firmës “Ballkan Flors” në Shkup, e cila ka shfrytëzuar një pjesë të masave të qeverisë për punësim në suaza të programit për kreditim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Masat për punësim përmes programeve Maqedonia 1 dhe 2 dhe programet operuese dhanë rezultate të mira, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi këtu. Konkurset të cilat dolën para disa ditëve në pjesën e punësimit të subvencionuar dhe kreditimit tregojnë se jemi në rrugë të mirë të arrijmë rezultate të shkëlqyeshme, por megjithatë kjo shumë do të varet nga situata politike”, deklaroi Ibrahimi.

Ai shfaqi shpresën se të gjitha së bashku do të mbledhin forcat të mendojnë me maturi për Maqedoninë, për siç tha, ta vazhdojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO./Telegrafi/

Exit mobile version