Site icon Telegrafi

Ibrahimi pret ftesë nga Kosova dhe Shqipëria

Ibrahimi mendon se gjysmësezoni i tij i parë në Partizan ka qenë më i mirë se faza e dytë e garave.

“Me rezultatet në fazën e parë jam shumë i kënaqur, pasi kemi arritur rezultatet shumë të mira, vazhduam kështu, por në fazën e dytë mbetem prapa në dy-tri lojërat e fundit”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e tij. Ibrahimi thotë se është i kënaqur me pritjen që i është bërë nga ana e drejtuesve të klubit të Partizanit. Ai pohon se e ardhmja e tij lidhet me Shqipërinë.

“E ardhmja ime? Do të ulem më drejtuesit e klubit pasi këta më kanë respektuar shumë mirë. Se pari do të flas më këta, e pastaj shikojmë për të ardhmen. Ofertat? Ende diçka nuk ka, por besoj se nuk do të largohem nga Shqipëria. E ardhmja ime lidhet më Shqipërinë”, ka theksuar Ibrahimi.

Mbrojtësi prishtinas ka folur edhe për ftesën e mundshme nga përfaqësuesja e Kosovës, por ai nuk e përjashton mundësinë që të marr ftesë edhe nga Shqipëria. Ibrahimi më dëshirë do të mirëpriste një ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Abert Bunjaku.

“Pres një ftesë nga Albert Bunjaku. Kam dëgjuar se ka qenë të na shikojë në ndeshjen me Besën, kur për fat të keq pas nëntë lojërave bëmë disa gabime. Pres një ftesë si nga kombëtarja e Kosovës e po ashtu edhe nga Shqipëria”, pohon Ibrahimi, i cili mendon se jeta në Prishtinë është më mirë se në Tiranë.

Ai ka shtuar se fillimi ishte i vështirë në Tiranë, pasi sipas tij, ‘paparacët’ nuk të lenin rehat. Ibrahimi thotë se tashmë është adaptuar mjaft mirë në kryeqytetin shqiptar, e që sipas tij, Tirana është një vend shumë i bukur. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version