Site icon Telegrafi

Ibrahimi: Politikanët në Prishtinë e Tiranë le të mos i besojnë trillimet e BDI-së se sikur po rrezikohet gjuha shqipe

Ka reaguar kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi pas thirrjeve të BDI-së dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ai u bën thirrje politikanëve në Tiranë e Prishtinë që të mos mashtrohen me trillime.

Ibrahimi shkruan se BDI njëherë i mashtronte Hashim Thaçin e Edi Ramën se gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është zyrtarizuar, ndërsa tash, sipas Ibrahimit, përsëri i mashtrojnë se sikur tash qenka e rrezikuar.

“Për fat të keq, përsëri gjenden politikanë në Prishtinë e Tiranë që besojnë në ato trillime, ndërkohë që harrojnë se më të rrezikuar seç e kanë lënë ata shqipen si gjuhë të pakicës nuk ka si bëhet. Natyrisht, për neve që jetojmë këtu e dimë se nënteksti i këtyre lotëve “për gjuhën” është pasioni për pushtet dhe frika nga drejtësia. Koha e mashtruesve ka përfunduar”, shkruan Ibrahimi.

Kujtojmë se nesër pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të RMV-së dhe Kosovës.

Exit mobile version