Telegrafi

Ibrahimi: Nëse kriza vazhdon, do të rritet edhe papunësia

Ministri i punës dhe politikës sociale Ibrahim Ibrahimi, sot deklaroi se nëse kriza politike vazhdon atëherë është e mundshme që niveli i papunësisë në Maqedoni të rritet. Sipas tij, kriza momentale politike ndikon negativisht mbi ekonominë dhe mbi mundësitë e hapjes së vendeve të reja të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse situata politike qetësohet, shpresoj se deri në vitin 2020 do ta ulim nivelin e papunësisë deri 18%. Por, nëse situata politike përkeqësohet, mund të ketë pasoja të caktuara që do të kontribuonin në rritjen e papunësisë dhe të Bruto Prodhimit Vendor”, u shpreh Ibrahimi.

Ai gjithashtu përmendi se Maqedonia në periudhën e kaluar tregoi rezultate të mira sa i takon hapjes së vendeve të reja të punës./Telegrafi/