Telegrafi

Ibrahimi: Mbi 37 mijë pensionistë kanë përfituar nga masat qeveritare

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim IBrahimi, sot vizitoi pensionistët që janë të vendosur në “Banjat e Dibrës-Capa” të cilët e shfrytëzojnë masën e qeverisë për rekreacion falas klimatik, përcjell Telegrafi maqedoni.

“Gjatë shtatë viteve të kaluara këtë shërbim e shfrytëzuan mbi 37 mijë pensionistë. Sivjet, këtë volitshmëri për qëndrim në banja do ta shfrytëzojnë 5.500 pensionistë, ndërsa 2.114 pensionistë fundjavën turistike. Ata shprehën kënaqësi të madhe nga vëmendja dhe kujdesi për ta. Shpresij se qeveria e ardhshme nuk do t’i harrojë pensionistët dhe do të vazhdojë me këtë projekt shumë të rëndësishëm për këtë kategori të qytetarëve, por edhe në drejtim të mbështetjes së turizmit të banjave”, deklaroi Ibrahimi.

Ai së bashku me pronarin e banjave Mexhit Capa, i vizitoi pensionistët në lokalitetin e banjave në Kosovrast dhe Banjishtë, ku drejpërdrejtë u njoftua me kushtet për qëndrim dhe shërbimet të cilat i ofrojnë./Telegrafi/