Në shekullin e 21 shqiptarët nuk kanë ujë të pastër të pijshëm, kanalizim, kopsht, objekte përkatëse të trajnimit, universitete. Nuk ka asnjë metër autostradë në vendet ku jetojnë shqiptarët, nuk ka asnjë investim kapital, në zonat e lira maqedonase nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, ka thënë deputeti Orhan Ibraimi nga PDSH-ja, pasi u votua buxheti për vitin 2017 në Parlament, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Nuk ka investime në hidrosistemet ku jetojnë shqiptarët. Ka eksod të parashikueshëm për shkak të BDI-së. Sipas Bankës Botërore, 300.000 shqiptarë kanë emigruar. Kohët e fundit shqiptarët kërkojnë azil në Irlandë. Ky është buxheti i fundit për vjedhje dhe shfrytëzimin e qytetarëve shqiptarë. Menjëherë pas 11 dhjetorit, PDSH-ja do të jetë në pushtet dhe do të bëjë një buxhet të rishikuar të bazuar në parimet etnike’, tha Ibrahimi. /Telegrafi/