Site icon Telegrafi

Ibraimi: Kuvendi në mënyrë joligjore dëshiron të emërojë anëtarë të ri në KSHZ

Anëtari i PDSH-së në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bedredin Ibraimi, sot në konferencë për shtyp tha se tentimi për shkarkimin e tij nga KSHZ-ja është joligjor.

Ai tha se deri tek kryetari i Kuvendit ka dorëzuar kërkesë që ta shfuqizojë vendimin për shpalljen e konkursit për emërim të anëtarit të ri në KSHZ, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për ta sjellur vendimin kundërthënës, së pari duhet të sillet vendim për shkarkimin e anëtarit të KSHZ-së dhe më pas të shpallet konkurs për anëtarë të ri. Vendimi i djeshëm i Kuvendit është joligjor”, tha Ibraimi.

Ai shtoi se do të ankohet edhe në Komisionin për antikorrupsion, Inspektoratin e punës dhe gjykata kompetente.

Ndryshe, gjatë seancës së djeshme me 80 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” Kuvendi solli vendim për emërimin e një anëtari të ri në KSHZ. Me këtë vendim vendin e Bedredin Ibraimit nga PDSH duhet ta merr një përfaqësues i Lëvizjes Besa, pasi është partia e dytë me më shumë vota tek shqiptarët./Telegrafi/

Exit mobile version