Telegrafi

Ibrahimi: Janë rënuar marrëdhëniet ndërnjerëzore pas qeverisjes së Remenskit

Ministri i MPPS-së, Ibrahim Ibrahimi, në një deklaratë për Tv Nova thotë se të drejtat e njeriut, janë ndër problemet me të cilat përballet kjo ministri, dhe se tani është e përqendruar në krijimin e shërbimeve profesionale që duhet ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm të madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për atë sesi është situata në Shoqatën e Sindikatave të Maqedonisë, Ibrahimi theksoi se dokumentin me të cilin Remenski e ka shkarkuar Zhivko Mitrevskin, kryetar i LSM-së, aspak nuk ekziston në arkivën e MPPS-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. /Telegrafi/