Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se skena politike ka filluar të pasurohet me njerëz që votën e kërkojnë mbi bazën e aftësive të tyre e jo se me cilin ‘të fortë’ i kanë punët më mirë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se nëse merren parasysh kandidaturat për kryetarë të komunave, shihet se vota nuk merret më si e mirëqenë, por ajo duhet merituar dhe fituar.
Ibrahimi ka vlerësuar se garë interesante do të zhvillohet në çdo komunë por, sipas tij, më interesante pritet të jetë në kryeqytet dhe në qytetet kryesore të vendit.
Ai ka theksuar se ka kaluar koha e bastioneve dhe, sipas tij, shenjat e fundit të tyre do të shihen më 22 tetor.