Telegrafi

Ibrahimi: Është ulur numri i papunësisë në Maqedoni

Me përpjekje të përbashkëta mund të kontribuojmë për përmirësim të gjendjes së përgjithshme socioekonomike dhe inkuadrim në nismat evropiane për inkluzion social, këtë sot e theksoi ministri i PPS-së, Ibrahim Ibrahimi në konferencën për kohezion social në Evropën Juglindore nga LSEE rrjeti hulumtues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai poashtu ka potencuar se masa të rëndësishme janë programet për vetëpunësim me kreditim dhe për kreditim të subjekteve juridike për hapje të vendeve të reja të punës, ndërsa target-grupi janë të rinjtë e moshës deri 29-vjeçare. Ibrahimi ka folur për projektin ‘Maqedonia punëson 2’, i cili paraqet vazhdim të ‘Maqedonia punëson 1’ dhe me të cilin, siç tha, është ulur dhe plotësisht pritet ulje e papunësisë përmes hapjes së vendeve të reja të punës me përfshirje të kategorive të ndryshme të personave të papunë të cilët më vështirë e kanë të futen në tregun e punës, njofton AIM.

Në konferencë dyditore marrin pjesë ekspertë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, BeH dhe Mali i Zi. /Telegrafi/