Site icon Telegrafi

Ibrahimi: Enveristët e BDI-së nje herë na quanin si Erdoganistë e tani si Gülenistë (Foto)

Nënkryetari i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi ka reaguar ndaj shkrimeve se Lëvizja Besa nuk financohet nga Recep Tayyip Erdoğan por nga Fetulla Gülen. Ibrahimi i ka quajtur kwto zwra si dashakeqe duke e akuzuar BDI-nw se rri pas tyre duke i etiketuar si ‘Enveristw’ transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Derisa ‘i keqi’ ishte Erdogani, na thoshin erdoganistë, e kur i keqi doli Güleni, tash na thonë gylenistë. Ku ta dish nesër çka do të shpikin enveristët e BDI-së! Sepse kështu e kanë shpifur Mithat Frashërin, Abaz Kupin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin e Gjergj Fishtën. E njohur është kjo retorikë. Veç duhet ta njohësh matricën dhe krejt e qartë është”, ka shkruar në Facebook Zeqirija Ibrahimi./Telegrafi/

 

Exit mobile version