Partia e Lëvizjes Turke (PLT), sonte në tubim në Resnjë mbaruan me fushatën për referendumin e 30 shtatorit.
“Tubimi kaloi në atmosferë të shkëlqyer ku edhe njëherë i vërtetua se qytetarët e etnisë turke japin përkrahje të fuqishme për integrimin euroatlantik më 30 shtator dhe do ta vërtetojnë edhe në referendum”, thuhet në kumtesën e PLT-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të pranishmëve në Resnjë ju drejtua Kreytari i TLP-së, deputeti Enes Ibrahim, i cili në fjalimin e tij edhe një herë potencoi përfitimet nga integrimi euroatlantik, por edhe efektet pozitive nga raportet e mira me fqinjët.
“Më 30 shtator kemi mundësi historike dhe që nuk duhet ta vëmë në bast. Ajo është investimi për të ardhmen e fëmijëve tanë, investim në të ardhmen e atdheut tonë. Më shum se i sigurt jam se urtësia që e treguam në vitin 1991 do ta përsërisim të dielën, kur turqit nga e gjithë Maqedonia në mënyrë masive do të dalin të votojnë “për” Maqedonia evropiane dhe prospektive “, theksoi Ibrahim.
:Gjatë fushatës së referendumit, TLP-ja përmes tribunave, takimeve dhe mitingjeve nëpër shumë qytete dhe vende rurale i informoi qytetarët turq për rëndësinë e referendumi që do të mbahet më 30 shtator”, kumtojnë nga TLP./Telegrafi/