Ibrahim Tatlıses po vazhdon shërimin në Miami të SHBA-ve pas operacionit në tru.
Ditë më parë u tha se 63-vjeçari ishte operuar me sukses, ndërsa tani edhe në fotografi po shihet qartë se ai është duke e marrë veten, transmeton Telegrafi.
Ato i ka publikuar vetë këngëtari turk përmes llogarisë së tij në Instagram, duke treguar se është vizituar nga të afërmit dhe djali i tij, e cila duket se ka gëzuar shumë këngëtarin.
Gjithashtu është vizituar edhe nga ish e dashura Sibel Can, me të cilën ai kishte kaluar disa nga vitet më të mira në jetë. /Telegrafi/