Telegrafi

Ibrahim Tatlises merr një lajm pikëllues! (Foto)

Ibrahim Tatlises ka marrë një lajm të pikëllues, përkatësisht i është kumtuar lajmi se ka ndërruar jetë një mik i tij i ngushtë.

Në fakt, miku i tij i ngushtë Zeki Alasya ka ndërruar jetë dhe kjo e ka pikëlluar shumë legjendën e muzikës turke, transmeton Telegrafi.

“Viti 2015 më bëri edhe një plagë. I dashuri Zeki, njeri bujar, aktori i madhështor do të jetoj në jetën e amshueshme”, ka shkruar përbri një fotoje të publikuar në Instagram, Tatlises, ku shihet përkrah aktorit, Zeki Alasya.

Kujtojmë se Ibrahim Tatlises aktualisht gjendet në një spital publik në Miami, ku po rikuperohet nga një ndërhyrje kirurgjike.

Vlen të theksohet se aktori 72-vjeçar ishte i sëmurë rëndë dhe në dy muajt e fundit ishte shtura në spital. Ai kohë më parë ka marr titullin “Nderi Kombit” turk. /Telegrafi/