Telegrafi

Ibrahim Tatlises kërcënohet se do t’ia vrasin djalin

Ibrahim Tatlises është paraqitur sot në policinë e Stambollit pasi që ka marrë një thirrje telefonike të dyshimtë.

Këngëtari i famshëm turk, Tatlises ka lajmëruar rastin e kërcënimit me vrasje të djalit të tij Idos, nga disa persona ende të paidentifikuar.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në qytetin e Sariyerit, ku do të zhvillonte një koncert djali i këngëtarit, dhe mori një telefonatë kërcënuese, e cila gjë bëri që shtohen masat e sigurisë për rreth objektit ku u performoi djali i Tatlises.

“Kam marrë ditën e kaluar një telefonatë kërcënuese në lidhje me djalin tim Idon. Si Ibrahim Tatlises, tashmë gjatë këtyre viteve kam mbrojtur sigurinë e jetës dhe të pronës së të gjithë fëmijëve të mi. Por, përshtypja se ne jemi në paaftë, nuk duhet t’i trimërojë kërcënuesit pasi që do të ballafaqohen me pasoja”.

“Ne e konsiderojmë atë si detyrë shtetërore për të informuar Drejtësinë Supreme Turke për shkak të respektit tonë për ligjet dhe rregulloret. Në të kundërtën, do të përgjigjemi ashtu siç janë zakonet tona të vjetra”, ka pohuar 66-vjeçari.

Lexo po ashtu Pas shtatë vjetëve, Ibrahim Tatlises sjellë këngën e parë

Theksojmë se vite më parë këngëtari ishte plagosur me një plumb në kokë teksa një pjesë e trupit i ka mbetur e paralizuar.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t;i sjell shumë shpejt para publikut. /Telegrafi/