Site icon Telegrafi

Ibrahim Tatlises me këngë të re, por kësaj radhe në gjuhën kurde

Ibrahim Tatlises ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor.

Këngëtari i famshëm turk, Tatlises para disa vjetësh është qëlluar me një plumb në kokë, e cila gjë ka bërë që këngëtari të mos jetë në gjendje t’i kthehet skenave muzikore.

Lexo po ashtu A jeni i sigurt se e dini mbiemrin e vërtetë të Ibrahim Tatlises? (Foto/Video)

Por, tashmë duket se 65-vjeçari gëzon një shëndet të mirë dhe po punon në një këngë të re, e cila do të jetë në gjuhën kurde.

“Do të sjell një këngë të re, por kësaj radhe në gjuhën kurde. Do ta publikojë në llogarinë time në Instagram”, ka pohuar për mediat turke, Ibo.

Ai më tutje ka pohuar se më nuk do të jetojë në qytetin e Stambollit duke u zhvendosur në Izmir pasi që nuk dëshiron t’i takojë disa persona.

“Jam zhvendosur në Izmir. Unë nuk po vij në Stamboll pasi që nuk dua t’i takojë disa persona. Ata e dinë se për kë e kam fjalën. Unë nuk dua të jap ndonjë emër”, shtoi këngëtari.

Lexo po ashtu Tatlises me Çitakun hapin edhe një biznes në Izmir (Foto)

Ndryshe, para disa muajsh Ibrahim ka hapur edhe një qendër biznesi në Izmir, ku drejtuese e saj do të jetë Dilan Çitaku. /Telegrafi/

Exit mobile version