Telegrafi

Ibrahim Shabani emërohet Kryeshef i ESK-së

Që nga viti 2009 Shabani ishte drejtor i Buxhetit dhe i Financave në Ministrinë e Administratës Publike.

Ministrja Tahiri ka marrë këtë vendim, me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të misionit të Entit të Statistikës të Kosovës dhe objektivave të përcaktuar për këtë agjenci ekzekutive dhe me qëllim të rritjes së rezultateve të punës, sidomos në këtë fazë kur jemi në prag të regjistrimit të popullsisë. /Telegrafi/