Ish- udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshit. Kelmendi në një shënim në Facebook ka tjeksuar se Isa Mustafa është “peshkaqen” shumë më i madh se Azem Syla, derisa a ka numëruar një nga një dyshimet për keqpërdorime të shumta të kryeministrit aktual.
Postimi i plotë:
ISA MUSTAFA – “PESHKAQEN” MË I MADH SE AZEM SYLA (!?)
Pse dhe kujt duhet të ia kenë dorëzuar Isa Mustafa dhe Bujar Buikoshi 500 milionë DM në Beograd, kur po ndodhte Lufta në Kosovë!?
Përse nuk i kanë publikuar shumat dhe emrat e atyre që ju kanë dorëzuar ndihma financiare gjatë Lufte!?
Ku i kanë lënë Isa e Bukoshi dokumentacionin e Dardania Bank, që ka pas qarkullim prej qindra milionë dollarëve!?
E kanë dorëzuar në Arkiv të Shtetit dokumentacionin e Fondit të Republikës së Kosovës (3 %)!?
Fondi i 3 % ishte fond shtetëror (meqë inkasohej si tatim), Isa e Bukoshi nuk mund të sillën e kishin korporatë private!
Hetuesia le të merr informacion nga veprimtarët e atij Fondi, të kërkon nga bankat në Gjermani e gjetiu të dhënat për të hyrat e regjistruara përmes bankave.
Isa dhe Bukoshi kanë shitur edhe “bona me vlerë” (me 500 e 1.000 DM dhe valuta të tjera), me shpjegim se kur do të çlirohet Kosova, do tu kthehen. Ka ai përgjigje, sa “bona” ka shit dhe a do tu kthehen atyre që i kanë ble?