Bernard Challandes ka marr një lajm shumë të mirë, pas lajmeve të hidhura ditëve të fundit me lëndimet e futbollistëve të tij.
Një ‘armë’ më shumë për Kosovën e Challades do të jetë ardhja e Ibrahim Dresheviq.
Lojtari shqiptar edhe zyrtarisht e ka marr pasaportën e Republikës së Kosovës.
Në ambasadën e Kosovës në Holandë, futbollisti është pritur nga ambasadori, Lirim Grajçevci.
“Nder i veçantë t’ia dorëzoj pasaportën e Kosovës futbollistit të talentuar, Ibrahim Drešević, i cili, prej tash e tutje, do t’i mbrojë ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës në futboll. Ibrahimi është lindur në Suedi, ndërsa aktualisht luan për ekipin holandez SC Heerenveen”.
“Ishte kënaqësi, gjithashtu, që ta pranoj nga Ibrahimi fanellën e tij sportive”.
“Ibrahimit i dëshiroj fat dhe shumë gola. Jam i bindur që, ai dhe bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Kosovës, do të vazhdojnë të na bëjnë krenarë ne fushat e futbollit evropian dhe botëror”.
22 vjeçarit pritet të debutoi gjatë dy ndeshjeve të muajit shtator, të cilat Kosova i zhvillon përballë Republikës Çeke në “Fadil Vokrri” dhe ndaj Anglisë tri ditë më pas në St Mary’s Stadium. /Telegrafi/