Ibrahim Dresheviq më në fund i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.
Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, ka marrë sot edhe zyrtarisht lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Presidenti Ademi falënderon edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për pajisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.
Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.
Dreshevic u afrua në Përfaqësuesen e Kosovës në grumbullimin e fundit me selektorin Bernard Challandes, por që nuk pati minuta në dispozicion për shkak të mos rregullimit të dokumentacionit me kohë.