Site icon Telegrafi

Ibrahim Dresevic shënon super gol në Japoni me një goditje të fuqishme nga jashtë zone

Ibrahim Dresevic po e luan sezonin e dytë në Japoni, te klubi Machida, ku këtë vit deri para pak xhirosh ishin në garë për titullin kampion.

Në ndeshjen e fundit, Machida ishte mysafir i Sagan Tosu, që matematikisht janë larguar nga J1 League, por që ndaj tyre pësuan humbje me rezultat 2-1.

Zhvillohej minuta e 66-të, kur Dresevic me një gjuajtje të fortë nga 20 metra tundi rrjetën për 1-1.

Ky ishte goli i tij i tretë në këtë kampionat, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.

Dresevic shkaku i largësisë, nuk është ftuar asnjëherë te Kosova prej kalimit të tij në Japoni.

Machida aktualisht është në vendin e tretë në renditje me 60 pikë, shtatë më pak se lideri Vissel Kobe. /Telegrafi/

Exit mobile version