Mësohet se Ibrahim Dehari do të jetë ministër i ri për investime të huaja.
Dehari kalon në këtë post pas shkarkimi të Zoran Shapuriq.
Ai është kuadër i BDI-së ndërsa aktualisht është profesor në Universitetin e Tetovës.
Profesori universitar, afarist, nënkryetari i Degës së Tetovës, Ibrahim Dehari është propozimi i Ali Ahmetit për ministër për rregullimin e klimës investuese nga kompanitë vendore.
Me këtë propozim, BDI në ekzekutiv përfaqësohet me dy zëvendës kryeministra, katër ministra dhe katër zëvendës ministra.