Site icon Telegrafi

Ibrahim: Me buxhete të konceptuara në këtë mënyrë është e pamundur të krijohet shteti shumetnik

Rebalanci i planifikuar nuk do të sjell asgjë pozitive për Maqedoninë dhe turqit në Maqedoni. 10 vite qeveria e OBRM-PDUKM i vendos turqit në margjinat e këtij shteti. Edhe pas 10 vitesh pushteti vazhdon ti harxhojë paratë e popullit pa përgjegjësi dhe pa ndërgjegje, ka thënë sot deputeti turk Enes Ibrahim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Buxheti i paraparë për vitin 2016 është rreth 3 miliardë e 200 mijë euro, por në të, të dy komunat turke dhe mjediset ku turqit janë më të përqendruar janë krejtësisht të harruar.

Me rebalancin e propozuar të buxhetit edhe njëherë qytetarët e bashkësisë turke janë harruar dhe injoruar nga vendi i tyre. Qytetarët e bashkësisë etnike turke tashmë janë mërzitur së ekzistuari përmes donacioneve. Duan ta marrin atë që u takon. Pushteti pa asnjë gram përgjegjësi vazhdon të hedh paratë e popullit, ndërsa turqit edhe më tej mbeten të harruar. Vendi gjithnjë e më tepër zhytet në varfëri, e me këtë edhe bashkësia etnike turke është gjithnjë e më e varfër.

Dua të potencoj se me buxhete të konceptuara në këtë mënyrë është e pamundur të krijohet një shtet shumetnik”, ka përfunduar deputeti Ibrahim./Telegrafi/

Exit mobile version