Telegrafi

Ibra: Vendi i dytë është sikurse i fundit

“Padyshim që ishte një ndeshje e mirë për ne. Ishte me rëndësi të shënohej goli i parë. Pasi ndodhi kjo, atëherë u hapën mundësitë për më shumë (gola)”, ka deklaruar Ibra.

Suedezi ka thënë se gjatë ndeshjes nuk ka menduar për humbjen e Realit nga Athletic Bilbao, sepse, sipas tij, Barca duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe diferenca prej pesë pikësh nuk është shumë, edhe pse mediat spanjolle kanë shkruar se Los Blancos vështirë se do ta zënë më Barcelonën.

Ibracadabra ka thënë se ekipi i tij duhet të mendojë se ka pikë të barabarta me Realin, ashtu që të ketë më shumë motivim.

“Kur përjashtohesh nga një garë ose nuk e fiton, atëherë për mua është kështu: vendi i dytë është njësoj sikurse vendi i fundit”, ka shtuar sulmuesi i Barcës. /Telegrafi/